Zhelko Razhnatoviç i njohur si Arkan kishte poshtëruar ushtarët serbë në Bosnje e Hercegovinë, dhe për këtë veprim gjenerali Ratko Mlladiç kishte kërkuar që ai të dëbohet nga ky vend, ka bërë të ditur Branislav Puhallo, shkruajnë mediat serbe.

Ish-komandanti i njësisë paramilitare Tigrat, që ka marrë pjesë në luftën e Bosnjës, i kishte rrahur me shuplaka dhe ua kishte rruar kokën ushtarëve serbë që ishin nën komandën e Ratko Mlladiçit, transmeton Telegrafi.

Këtë pretendim e ka konfirmuar Branisllav Puhallo, ish-truproja e gjeneralit serb Mlladiç.

“Mlladiç nuk mund të pajtohej me mënyrën e tij të sjelljes. Arkani i rrihte ushtarët e Mlladiçit me shuplaka dhe ua rruante kokën. Pas këtij veprimi Ratko kishte kërkuar nga autoritetet që ta dëbojnë nga Bosnja”, ka shtuar Puhallo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *