Aleksandër Kokorin është futbollist i Zenetit dhe i kombëtares Ruse, i cili ka bërë bujë më foton e fundit që ka postuar në “Instagram”.

Kokorin ka qenë i pranishëm në ditëlindjen e një shokut të tij, kur ka postuar foton me mbishkrimin, “Asgjë e veçantë, thjesht një ceremoni martesore në Oseti”. Mesa duket, jo vetëm shqiptarët e kanë traditë të gjuajturin me armë zjarri në festa, por edhe rusët.

Por nuk dihet se çfarë do të thotë trajneri i ekipit të tij, Roberto Mancini, pasi ti shohë këto pamje. Ndoshta Kokorin mund të dënohet për postimin e të tilla fotove në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *