Gazeta Koha në Prishtinë ka shpallur sportistet më të mirë kosovarë për vitin 2017, ku pa konkurencë ka triumfuar kampionia olimpikr, Majlinda Kelmendi. Kurse sportist më i mirë për vitin 2017 është shpallur poashtu një xhudist, e ai është Shpat Zeka, djali i Valdet Zekajt të Grupit të Kumanovës, i njohur si Komandant Vali. Është kjo një dekoratë që për tej mirënjohjes për sukseset, ka sjellë gëzim për familjen Zeka, por gjithsesi edhe për babain e tij që gjendet në burg në Maqedoni.

“Dekoratën ia dedikoj babait tim, i cili është udhëzuesi dhe frymëzimi im për fitore”, ka deklaruar Shpat Zeka për Gazetën Lajm, pasi ka pranuar këtë çmim prestigjioz.
Ekspertët e sportit të xhudos vlerësojnë se nëse Shpat Zeka vazhdon me këtë tempo të punës dhe firoreve, së shpejti edhe prej tij mund të pritet ndonjë sukses i madh në gara evropiane e botërore, e pse jo edhe në Lojëra Olimpike, sikurse suksesi i Majlinda Kelmendit.
<img src="http://kumanovasot.press/wp-content/uploads/2017/12/received_505078373224496-300×300.jpeg" alt="" width="300" height="300" class="alignnone size-medium wp-image-6641" /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *