Kanë kaluar plot 4 vjet nga aksidenti i tmerrshëm që piloti i Formula 1, Michael Schumacher pësoi duke bërë ski dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore pasi për asnjë moment nuk ka mundur të dalë nga koma.

Askush nuk e di si është gjendja e tij reale, ama të gjithë besojnë, megjithëse nga shtëpia e tij nuk ka asnjë lajm zyrtar.

Të vetmin lajm në mënyrë indirekte e ka dhënë avokatja e shtëpisë, Herr Damm, që ka pranuar se Schumacher nuk mund të ecë.

U shkruajt madje që Schumi qan kur shikon bashkëshorten dhe fëmijët, por më pas u kuptua se ishte vetëm një reagim i krijuar nga emocionet.

Umberto Zapelloni, një njohës i mirë i botës së Formula 1 dhe një fans i Michael Schumacher, shkruan:

Ajo që kërkoj 4 vjet pas aksidentit është një buletin mjekësor që ti tregojë miliona tifozëve si është gjendja e Michael Schumacher, si është jeta e tij e përditshme, sa shpresë ka për rikuperim…”

Unë e kuptoj privatësinë në këtë rast, pasi siç e dimë Schumi ka qenë shumë vetëmbrojtës për familjen, shumë i rreptë të privatësinë e tij. Por ky është një tjetër diskutim. Jam i bindur që tifozët meritojnë të dinë të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore.

Ata, kur ai fitonte, por edhe kur humbte kanë qenë familja e tij e madhe. Nuk kërkoj foto, por vetëm një buletin mjekësor që të tregojë si është njeriu që më 3 janar mbush 49 vjeç dhe që nga 2014 nuk mund të festojë ditëlindjen e tij. Kërkoj një motiv për të thënë një lutje më shumë.” ka thënë Umberto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *