Kjo fotografia ka ngjallur emocione në mbarë trojet shqiptare. Aty vërehet nënëlokja në borë, duke lexuar lutje te varri i Shpëtim Bojkut, njërit prej dëshmorëve të Koshares, shkruan KumanovaSot.

Shpëtim Bojku ishte pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani “ dhe ra ne betejën e lavdishme te Koshares. Shpëtimi ishte ushtare i rrepte dhe guximtar që e bënte atë shëmbëlltyrë në vigjilencën e kryerjes së çdo detyre me sukses gjatë realizimit të Betejës
së Koshares përmes sulmit dhe luftimeve që ishin zhvilluar për 77 ditë me radhë . Renja e Shpëtimit, nuk ishte fundi i tij. Ai ra ne Altarin e Lirisë, vepra e tij mori një kahje tjetër, atë te pavdekësisë e shënuar me shkronja te arta duke lëne nder breza përkujtimin për veprën dhe shëmbëlltyrën e pashoqë, e çmueshme për ditët e lirisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *