Ky është padyshim një nga sezonet më të dështuara të Real Madridit në kampionatin spanjoll.
Galaktikët kanë dalë nga gara për titull, madje po munden edhe nga ekipet më të dobta në La Liga.

Tashmë të gjithë duket se po fajsojnë trajnerin Zidane për këtë gjendje.

Në një prononcim për mediat, trajneri i Real Madridit, Zidan është shprehur se mund të largohet nga dita e nesërmë nga ekipi, por vetëm nëse futbollistët kanë humbur besimin tek ai.

Nuk ka justifikime, por këto rezultate janë pjesë e futbollit. Ndonjëherë duhet të shkosh në këtë pikë për t’u ringritur sërsish. Shikojeni këtë edhe në jetën reale. Ndonjëherë ndodhin disa gjëra të këqija, por ne duhet të kemi dëshirën e mirë për ta ndryshuar këtë gjendje. Unë largohem që nesër nëse jam e keqja, por këtë vendim do e marr vetëm nëse futbollistët e humbasin besimin tek mua. Ky ekip ka një të ardhme të mëdha dhe për këtë jam i sigurt”, është shprehur Zidan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *