Zyrtarë të BDI-së, të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë, kërkojnë ndihmën e mediumeve. Të alarmuar si asnjëherë më parë, ata kërkojnë ndihmën e mediumeve “për të ndalur Ali Ahmetin të bëjë edhe një hap të dëmshëm kundër shqiptarëve”.

“Ali Ahmeti ka pranuar që emri i Maqedonisë të jetë në gjuhën maqedonase, ose siç themi ne nga Tetova, në gjuhën sllavomaqedonase. Apelojëm te mediumet që të bëjnë sa më shumë presion që ta bëjën pishman Ahmetin të mos ndërmarrë këtë hap të dëmshëm, sepse do të na gjykojë historia”, kanë thënë disa zyrtarë të BDI-së në kushte anonimiteti.

Sipas tyre, Ali Ahmeti është pajtuar që emri i Maqedonisë të jetë “Maqedonia e epërme”, por në versionin maqedonas, respektivisht “Gorna Makedonija”. Me këtë emër Maqedonia do të regjistrohej edhe në Kombet e Bashkuara edhe në të gjitha instancat ndërkombëtare.

“Filimisht Ahmeti ishte kundër, mirëpo pasi erdhën disa njerëz nga prokuroria me shumë dokumente, ai ndryshoi qëndrimin dhe si duket ka pranuar që emri i ri i Maqedonisë të jetë ‘Gorna Makedonija”, thonë zyrtarët në fjalë nga partia blu.

Pak më herët edhe mediumet maqedonase kanë njoftuar se ndërmjetësuesi i kombeve të bashkuar Metju Nimic ka arritur në Shkup me propozimin ‘Gorna Makedonija’, gjë që bazon frikën që kanë shprehur vetë zyrtarët e BDI-së.

Ndërkohë lidhur me këto informacione presim prononcim zyrtar nga BDI-ja. Duke pasur parasysh se përfaqësuesit e kësaj partie nuk preferojnë aq shumë të prononcohen për mediumet  e pavaruara shqiptare, nuk e pamë fare të nevojshme t’i kërkojmë në telefon për prononcim, por gjithsesi do të botojmë reagimin e tyre eventual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *