Një çift të cilët kishin rënë në dashuri që në fëmijëri do të martohen më në fund në moshën 89 vjeçare.Grafisti Xhorxh Coffin jetonte 200 metra larg nga punonjësja e zyrës Irene Lanning dhe ata kishin qenë të dashur në moshën 17 vjeçare.
Ata të dy vazhduan jetën dhe u martuan me partnerë të tjerë të cilët kanë vdekur gjatë viteve të fundit, pastaj më në fund u takuan përsëri në funeralin e një miku të përbashkët.

Ata e rikuperuan romancën e tyre gjyshi i tetë fëmijëve George gjashtë muaj më vonë i propozoi asaj për martesë.
“Ne kemi kuptuar se ishte ide e mirë të jetonim së bashku dhe jo veç e veç, familjet tona janë të lumtura gjithashtu”, tha George.

Tashmë çifti të cilët kanë 12 nipër e mbesa gjithsej, do të martohen më vonë këtë muaj./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *