Një shqiptar ka marrë vëmendjen e medias australiane, për shkak të gjestit të tij fisnik. Adem Gashi teksa po udhëtonte me tren në mëngjes, ka gjetur rreth 6000 dollarë, të cilat ia ka kthyer zonjës që i kishte humbur.

Ai ka rrëfyer se zonja ishte ulur pranë tij në tren. Sapo ka zbritur shqiptari ka vënë re çantën që kishte harruar. Adem Gashi ka kontrolluar në çantën e saj për të gjetur ndonjë kontakt, por nuk ka gjetur asgjë. MË pas I është drejtuar një televizioni për të bërë njoftimin. Ai thotë se nuk donte të telefononte policisë, pasi dëshironte t’ia dorëzonte vetë paratë zonjës.

”Shpresoj që të gjithë njerëzit të veprojnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur të sjellin në shtëpi diçka që e ke humbur”- shkruan Gashi në Facebook.

Pensionistja nga Sidnej kishte planifikuar që me këto para të rregullonte varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Ajo shprehet se nuk mund ta përshkruajë gëzimin që përjetoi, kur shqiptari i ktheu paratë e humbura.

Veprimi i tij është vlerësuar nga mijëra ndjekës të tij në rrjetet sociale.

Klan Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *