Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe rreth 30 deputetë të partive të ndryshme politike do të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare që prej nesër deri më 16 shkurt do të mbahet në Vilton Park në Britani të Madhe.

Në kuadër të delegacionit parlamentar do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shërbimeve të Kuvendit, Instituti Parlamentar dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Konferenca me temën “Ndërtimi i Kuvendit efikas dhe të pavarur në Maqedoni” organizohet me mbështetjen e ambasadës britanike dhe Fondacionit Vestminster për demokraci.

Por ky udhëtim jashtë vendit edhe më shumë po e prolongon miratimin në fazën e dytë të Ligjit për gjuhët, përmes të cilit zyrtarizohet në instanca dhe nivele më të larta gjuha shqipe. Nga shërbimet e Kuvendit nuk saktësojnë se kur do të nis seanca për rivotimin e këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *